
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të premten në Elbasan mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Socialiste. “Retreat-i” me grupin e deputetëve të PS do të ndahet në 3 faza. Në pjesën e parë të takimit, deputetët do të njihen me punën e që e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”.
Puna e tyre do të analizohet nga 2 kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, të cilët do të informojnë kolegët me objektivat e komisioneve. Ndërsa pritet që në pjesën e dytë mbledhja të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik që deputetët duhet të ndjekin me zgjedhësit, punën në parlament dhe mesazhet publike. E gjitha në "shërbim" të një rezultati të mirë që kërkohet nga kryesocalisti Rama në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Trajnimi” i deputetëve për komunikimin do të mbahet nga zyra e shtypit të PS për koordinimin e mesazheve dhe rritjen e komunikimit publik edhe përmes rrjeteve sociale. Ndërsa, kryeminsitri Edi Rama pritet që t’i bashkohet “Retreatit” në orën 14:00. Po ashtu, “komunikimi” publik ishte në fokus edhe te retrat-it qeveritar që kryeministri Rama mbajti me kabinetin qeveritar në rezidencën qeveritare në Dajt./ZËRI