Politikë

Zgjati më pak se një orë, mbyllet protesta e opozitës në Shkodër

Ky marshim i heshtur, u organizua nga Partia Demokratike, pas atentatit me tre të vrarë dhe një të plagosur në Dobraç.

I.F
Zgjati më pak se një orë, mbyllet protesta e opozitës
Protesta në Shkodër

SHKODËR- Ka përfunduar pas 50 minutash marshimi i qytetarëve para bashkisë së Shkodrës. Ky marshim i heshtur, u organizua nga Partia Demokratike, pas atentatit me tre të vrarë dhe një të plagosur në Dobraç. Në këtë protestë morën pjesë kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi si dhe depuetët e opozitës: Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika dhe Lindita Metaliaj.

Protesta, u lajmërua nga kreu i PD-së, Sali Berisha disa ditë më parë gjatë fjalimit të përnatshëm nga ballkoni i shtëpisë së tij. Po ashtu, në konferencën e tij për mediat, Berisha tha se protesta është si shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës.

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur. /ZËRI

Poll

MOS HUMB