Politikë

Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Himarës, në dy qendrat në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi

Problematika e parë është shënuar në fshatin Kuç, ku janë dy qendra votimi. Votimi nuk ka nisur ende për shkak të disa problemeve në lidhje me materialet zgjedhore.

k.m.
Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Himarës, në dy
Foto ilustruese

VLORË- Sot mbahen zgjedhjet për kryebashkikun e ri të Himarës. Prej orës 7.00 të mëngjesit janë hapur të gjitha qendrat e votimit, përveç dyve. Problematika e parë është shënuar në fshatin Kuç, ku janë dy qendra votimi. Votimi nuk ka nisur ende për shkak të disa problemeve në lidhje me materialet zgjedhore.

Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.

Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI

Poll

MOS HUMB