
Mustafa Nano
ZVICËR-Ambasadori shqiptar në Zvicër, Musafa Nano ka dhënë dorëheqje. Lajmin e ka konfirmuar edhe vet ambasadori Nano për gazetën zvicerane 'Le Canton27.ch'. Nano në reagimin e tij është shprehur se arsyeja e dorëheqjes ishte personale.
Nano u emërua në këtë post në korrik të vitit të kaluar, ku asokohe zëvëndësoi Ilir Gjonin, i cili ishte emëruar nga ish-presidenti Bujar Nishani në vitin 2023. Në muajin Nëntor të vitit të kaluar, ambasadori Mustafa Nano paraqiti Letrat Kredenciale tek Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset.
Me dorëheqjen e tij, Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar dhe ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë atë./ZËRI
Poll