Politikë

Zv.ministri italian: Emigrantët mund të qëndrojnë në Shqipëri edhe 18 muaj

Emigrantët do të mund të "mbahen për më shumë se 28 ditë" në dy qendrat të vendosura në marrëveshjen Meloni-Rama, duke qenë se “maksimumi i lejuar nga ligji italian është 18 muaj”.

k.m.
Zv.ministri italian: Emigrantët mund të qëndrojnë në
Giovanbattista Fazzolari

ITALI- Emigrantët e ardhur nga vendet e Afrikës Veriore, të cilët do ta zbarkojnë në Shqipëri, mund të qëndrojnë deri në 18 muaj dhe jo 28 ditë, siç është parashikuar në marrëveshjen zyrtare me Italinë. Lajmin e dha zv.ministri i shtetit të Italisë, Giovanbattista Fazzolari. I ftuar nga gazetari Bruno Vespa në kanalin “RaiUno”, njoftoi të enjten në mbrëmje se edhe në Shqipëri, ashtu si në Itali, emigrantët do të mund të "mbahen për më shumë se 28 ditë" në dy qendrat të vendosura në marrëveshjen Meloni-Rama, duke qenë se “maksimumi i lejuar nga ligji italian është 18 muaj”.

"Për 3 mijë emigrantët që do të mbërrijnë nga Lampeduza në anën tjetër të Adriatikut, do të parashikohen “procedura të përshpejtuara” në mënyrë që në 28 ditë të mund t’i përgjigjemi kërkesës për azil,"-tha Fazzolari.

Më pas, megjithatë, atyre që nuk do t’u jepet e drejta për të përfituar azilin do të mbahen në paraburgim deri në 18 muaj në pritje të riatdhesimit. Fazzolari gjithashtu shtoi se ndërkohë që marrëveshja është kritikuar shumë nga partitë opozitare, ajo është pritur mirë nga publiku italian.

Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB