Politikë

Zyrtari amerikan nis sot vizitën 3-ditore, në axhendë takimi me Ramën! TURI do të vazhdojë edhe në Kosovë

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerë të tjerë partnerë të INL-së që mbështesin punën e Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ndërtimin e institucioneve të forta.

a.l
Zyrtari amerikan nis sot vizitën 3-ditore, në axhendë takimi me
Edi Rama dhe Todd D.Robinson

TIRANË- Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson do të nisë sot një vizitë 3 ditore në Tiranë.

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerë të tjerë partnerë të INL-së që mbështesin punën e Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ndërtimin e institucioneve të forta.

Në axhendë është edhe një vizitë në Prishtinë që do të zhvillohet më 20 deri 22 Mars. Atje do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe partnerë të tjerë të INL-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit është një agjenci që raporton për nënsekretarin për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut brenda Departamentit Amerikan të Shtetit /ZËRI

Poll

MOS HUMB