Aktualitet

Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re

Sipas drejtueses së shërbimit, Prof. Dr. Donjeta Bali, pajisja ndihmon në parandalimin e kontaminimit të medikamenteve citostatike dhe, mbi të gjitha, në rritjen e sigurisë së personelit gjatë përgatitjes së tyre. Pajisja është gjithashtu pjesë e standardeve të nevojshme për certifikimin e shërbimit.

Redaksia Zëri
Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje
Albsig

TIRANË-Një pajisje e re për përgatitjen e medikamenteve citostatike i është shtuar Shërbimit të Onko-Hematologjisë Pediatrike në QSUT, duke krijuar kushte më të sigurta për trajtimin e fëmijëve dhe mbrojtjen e personelit mjekësor.

Pajisja është siguruar falë mbështetjes së Albsig dhe fondacionit HOPE4Kids Albania, ndërsa projekti përfshin edhe montimin, mirëmbajtjen dhe trajnimin e stafit për përdorimin e saj.

Sipas drejtueses së shërbimit, Prof. Dr. Donjeta Bali, pajisja ndihmon në parandalimin e kontaminimit të medikamenteve citostatike dhe, mbi të gjitha, në rritjen e sigurisë së personelit gjatë përgatitjes së tyre. Pajisja është gjithashtu pjesë e standardeve të nevojshme për certifikimin e shërbimit.

Përfaqësuesit e HOPE4Kids Albania, QSUT dhe Albsig e vlerësojnë këtë projekt si një kontribut konkret në përmirësimin e shërbimit shëndetësor pediatrik dhe në krijimin e kushteve më të sigurta për fëmijët dhe stafin.

Albsig vijon angazhimin për të mbështetur institucionet shëndetësore, veçanërisht në fushën e pediatrisë, me fokus te siguria dhe përmirësimi i shërbimit.

Poll

MOS HUMB