Qytetërim

"Mos më prek"/ Salma Hayek zihet me Nicole Kidman, ja ç'na kishte humbur nga Java e Modës

Ka ndodhur një përplasje kur aktorja meksikane i kërkoi koleges që të kthehej e të drejtohej nga objektivi i kamerës.

k.m.
"Mos më prek"/ Salma Hayek zihet me Nicole Kidman, ja
Salma Hayek dhe Nicole Kidman

FRANCË- Dy javë më parë, gjatë Javës së Modës në Paris, u mbajt sfilata e markës “Balenciaga”, ku në eventin magjepsës morën pjesë fytyra të mëdha nga bota e modës, filmit dhe muzikës. Mes tyre ishin Salma Hayek, si gruaja e François-Henri Pinot, miliarderit që zotëron markën e modës; Katy Perry, e cila po promovon albumin e saj të ri dhe Nicole Kidman, e cila është edhe ambasadorja e Balenciaga-s.

E ndërsa Katie u përpoq të qëndronte neutrale, dy të tjerat jo. Madje dhe ka ndodhur një përplasje kur aktorja meksikane i kërkoi koleges që të kthehej e të drejtohej nga objektivi i kamerës. Por siç duket edhe nga pamjet, Nicole Kidman i heq me shpejtësi dorën dhe i thotë: Mos më prek!

MOMENTI ME VIDEO:


Më pas, Kidman iu drejtua Katy Perry-t, me të cilën u puth dy herë. Në këtë moment Salma Hayek i thotë disa fjalë, i drejton gishtin sikur i bën shenjë që të mbajë distancë derisa Kidman largohet. 

Kjo video ka "ndezur" rrjetin që ka risjellë momentin kur si Nicole Kidman ashtu edhe Salma Hayek u nominuan në kategorinë e aktores më të mirë në Oscars në vitin 2003. Kidman u nominua për filmin "Hours", ndërsa Hayek për "Frida". Çmimi prestigjioz shkoi për yllin nga Australia, për këtë arsye ka dyshime se konflikti i dy javëve më parë mund të mos jetë i pari./ZËRI

Poll

MOS HUMB