Qytetërim

Pas mbështetjes për protestat, Dua Lipa "zbret Flamingot" në "Sunny Hill" (FOTO)

Në ambientet e festivalit është vendosur simboli i flamingove, i lidhur me protestat mjedisore që po zhvillohen prej dy muajsh në Shqipëri.

zh.ll
Pas mbështetjes për protestat, Dua Lipa "zbret Flamingot"
dua lipa-sunny hill

KOSOVË- Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, rikthen edhe këtë vit festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, i cili do të zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht. Por, ky edicion vjen me një detaj të veçantë që ka tërhequr vëmendjen që në hyrje të festivalit.

Në ambientet e festivalit është vendosur simboli i flamingove, i lidhur me protestat mjedisore që po zhvillohen prej dy muajsh në Shqipëri. Pamjet janë publikuar nga faqja zyrtare e “Sunny Hill Festival”.

Pas mbështetjes për protestat, Dua Lipa "zbret Flamingot"
postimi i sunny hill

 

Megjithatë, kjo zgjedhje nuk është aspak e rastësishme. Kjo vjen pas mbështetjes së shprehur më herët nga Dua Lipa për protestat e nisura nga Zvërneci, gjatë një bashkëbisedimi në podkastin e shkrimtares Lea Ypi.

Ky edicion do të sjellë në skenë emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, me Katy Perry si një nga artistet kryesore të programit. Në festival do të performojnë gjithashtu Martin Garrix, Leëis Capaldi dhe artistë të tjerë të njohur.

I themeluar në vitin 2018 nga Dukagjin Lipa dhe i promovuar ndërkombëtarisht nga Dua Lipa, “Sunny Hill” është kthyer në një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Poll

MOS HUMB