
AUSTRALI- Një influencere është kthyer në qendër të vëmendjes pasi një video e saj në koncertin e Dua Lipës në Australi. Teksa po kërcente në shkallët e stadiumit, ajo po filmonte veten me një dritë të ngjitur në telefonin e saj, veprim ky që nxiti një sërë reagimesh.
Pamjet u publikuan nga një përdoruese e rrjeteve sociale, që ndodhej në koncert dhe shpejt ajo mori shumë vëmendje. Në një moment, influenceres iu afrua një roje sigurie, por nuk ka asnjë informacion se çfarë diskutuan së bashku. Sipas “Daily Mail”, bëhet fjalë për Donjeta Bekteshin. Gjatë një interviste ajo shpjegoi se kishte shkuar e vetme në koncert, e cila filmoi veten duke kënduar këngët e saj të preferuara dhe i dërgoi video shoqeve.
Megjithatë, ajo u kritikuar nga disa që thanë se drita që ajo përdorte kishte shpërqendruar të tjerët dhe kishte penguar ata të shijonin koncertin. Nga ana tjetër, shumë ndjekës e mbështetën dhe e komplimentuan për veprimin e saj, duke e quajtur atë të guximshme./ZËRI