
TIRANË- Klea Prenga, 24-vjeçarja që u dhunua brutalisht nga ish-banorja e "Big Brother VIP", Antonela Berisha, dhe motra e saj, Mariela Berisha, ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen. Ajo ka sqaruar raportin me partnerin e saj, i cili ishte në qendër të konfliktit. Bëhët fjalë për Mir Pepën të cilin Antonela Berisha e ka përmendur shpesh në daljet e saj televizive, pa zbuluar identitetin e tij por duke iu referuar si "kunati".
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Prenga thekson se nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese të partnerit të saj me Mariela Berishën. Ajo ka bërë të qartë se personi me të cilin është në një lidhje nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar përpara se ata të njiheshin.
Prenga ka bërë thirrje për vënien para drejtësisë të dy motrave Berisha, të cilat ende janë në kërkim që prej sulmit ndaj saj. Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen ligjërisht edhe në vendet e huaja ku është rezidente.

Reagimi i plotë:
“Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.
Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij.
Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.
Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.
Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!"
Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës. Ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën. Ndërkohë, policia i ka shpallur në kërkim motrat Berisha ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë. Disa ditë më parë, policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa motrat Berisha.
Dy motrat dyshohet se janë larguar nga Shqipëria përmes doganës së Morinës, për në Kosovë, ku dhe i kanë shpëtuar kontrollit të pasaportave. Prej andej, ato dyshohet se janë larguar më pas drejt Dubait, ku dhe po qëndrojnë në javët e fundit./ ZËRI