Qytetërim

10 gola pranë rekordit botëror në golat me gjuajtje dënimi

Mesi shënoi me të majtën një gol të shkëlqyer nga goditja e dënimit.

Redaksia Zëri
10 gola pranë rekordit botëror në golat me gjuajtje dënimi
Lionel Mesi

BRAZIL- "Lionel Mesi pozicionohet dhe lëshon të majtën nga 25 metra gjuajtje dënimi dhe gol", tanimë, në pjesën e dytë të karrierës së tij ky fragment është bërë i modës në kabinat e komentatorëve sportivë.

Ndodhi edhe mbrëmë. Mesi shënoi me të majtën një gol të shkëlqyer nga goditja e dënimit.

"Pleshti" kapërceu patriotin e tij argjentinas, Legrotaljen dhe tani është lojtari i tretë për numrin e golave të shënuar nga goditjet e dënimit në historinë e futbollit, plot 67 të tilla.

Atij i duhen edhe 3 gola për të arritur brazilianin Pele, dhe 10 të tillë për të thyer rekordin e të gjitha kohërave, atë të brazilianit tjetër, Zhuninjo Pernmbuko, me 77 gola. Renditja e tanishme është si vijon:

1. Zhuninjo Pernambukano – 77 gola
2. Pelé – 70 gola
3. Leo Mesi – 67 gola
4. Víktor Legrotalje – 66 gola
5. Ronaldinjo – 66 gola
6. David Bekam – 65 gola
7. Kristiano Ronaldo – 64 gola
8. Diego Maradona – 62 gola
9. Ziko – 62 gola
10.Ronald Kuman – 60 gola

Poll

MOS HUMB