Qytetërim

120,000 fansa të Taylor Swift "pushtojnë" Stokholmin...por me pasoja në ekonomi

Tarifat e dhomave të hoteleve, u rritën "me rreth 295%".

k.m.
120,000 fansa të Taylor Swift "pushtojnë" Stokholmin...por
Taylor Swift

SUEDI- Stokholmi sonte mirëpriti yllin e popit Taylor Swift gjatë turneut të "Eras", por nga ky koncert po përfitojnë hotelet dhe bizneset e kryeqytetit suedez. 

“Në total, rreth 150,000 njerëz do të shkojnë në këto koncerte në Stokholm, nga të cilët 120,000 do të vijnë posaçërisht për këtë ngjarje dhe ne vlerësojmë se ata do të shpenzojnë rreth gjysmë miliardë korona suedeze (40.5 milionë euro) gjatë qëndrimit të tyre,”- tha Carl Bergqvist i tha për "AFP", kryeekonomisti në Dhomën e Tregtisë së Stokholmit.

Këto janë shpenzimet e akomodimit, ushqimit ose udhëtimit. Në përllogaritjet e Dhomës së Tregtisë nuk është marrë parasysh çmimi i biletës së koncertit dhe udhëtimi me avion, përndryshe kostot do të ishin shumë më të larta.

Tarifat e dhomave të hoteleve, u rritën "me rreth 295%".

Por ka shqetësime për mundësinë e rritjes së inflacionit. Vitin e kaluar, dy datat e para të turneut botëror të Beyoncé në Stokholm kontribuan, sipas një ekonomisti, inflacionin më të lartë se parashikimi në maj për vendin. Por ekonomisti Michael Grahn, nuk përjashton mundësinë që një fenomen i ngjashëm të regjistrohet këtë vit me Taylor Swift pasi ndikimi do të jetë më i madh.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Eric Tendeen thekson se pjesëmarrja masive e Swifties në Stokholm për fundjavën është gjithashtu një shenjë e një krone të nënvlerësuar.

"Ardhja e saj në Stokholm është padyshim e dobishme,"- zbuloi ai.

Por për Swifties, paratë duket se nuk janë problem./ZËRI

Poll

MOS HUMB