
LONDËR- Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja nuk mund të ndërtojë shtëpinë e tij të ëndrrave. Sipas mediave britanike, 22-vjeçari po përpiqej të shembte shtëpine e tij ekzistuese për t'i hapur rrugë ndërtimit të banesës së tij të ëndrrave. Në pronën e tij kishte planifikuar që të ndërtonte një pishinë dhe një palestër dhe projekti mori miratimin nga Këshilli i Bashkisë Elmbridge.
I gjithë projekti do t'i kushtonte 4 milionë paund, por një ankesë nga fqinjët i shoi ëndrrat.
"Banesa e propozuar do të zinte pjesën më të madhe të gjatësisë së parcelës e cila nuk është në përputhje me strukturën urbane dhe modelin e ndërtesave në peizazhin e rrugës që janë me densitet të ulët në zonën lokale. Zhvillimi i propozuar nuk do të ndikojë negativisht në cilësinë e banimit, por në pamje,"-tha zyrtari i planifikimit urban Joseph Kelly për "The Sun".
Broja e bleu pronën pranë fushës së stërvitjes "Cobham" të Chelseat, në dhjetor 2023 për 1.8 milionë paund. Në atë kohë, ai ishte pjesë e 'bluve" por shpejt mbeti jashtë formacionit fillestar si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gju. Sulmuesi e përfundoi sezonin 2023-24 si huazim te Fulham, ku ai u mundua të zëvendësonte sulmuesin fillestar Rodrigo Muniz. Por shpejt u rikthye tek klubi mëmë.
Tani ai ndodhet tek skuadra e Everton, skuadër, e cila do ta ketë si opsion për të blerë kartonin e tij verën e ardhshme./ZËRI