Qytetërim

6 rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshën deri në 63 kg për femra.

k.m.
6 rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e
Enkileda Carja

TIRANË- Rikthehen sukseset kuqezi të peshëngritjes në arenën ndërkombëtare. Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshën deri në 63 kg për femra.

Sportistja shqiptare arriti të bëjë për vete tre medalje të arta dhe vendosi gjashtë rekorde europiane gjatë konkurrimit të saj. Në kampionatin që zhvillohet në Madrid, Carja ngriti lart 91 kg që në provën e parë, në të dytin e shtoi peshën dhe me 2 kg të tjerë, duke e çuar në 93 kg. Edhe pse e shtoi peshën, të dyja provat e para Carja i kaloi me sukses.

Në tentativën e tretë, në garë me veten dhe me medaljen e artë të siguruar, ajo provoi 95 kg, por pa sukses.

Ndërsa në stilin e shtytjes, shqiptarja ngrit që në provën e parë 109 kg. Edhe në të dytën 17-vjeçarja arriti ta përmirësojë paraqitjen me 111 kg të ngritura, duke siguruar në total tre medaljet e arta në kategorinë e saj si dhe tre rekorde europiane: në shkëputje, shtytje dhe dygarësh, me 204 kg në total./ZËRI

Poll

MOS HUMB