
SHBA- Hulk Hogan është martuar në moshën 70-vjeçare me një partnere 25 vjet më të re, e quajtur Skye Daly. Në fotot që janë publikuar, mundësin legjendar e shohim me smoking të zi teksa në kokë nuk i mungon as shamia karakteristike që e ka mbajtur gjatë gjithë karrierës së tij.
Gruaja e tij, një mësuese joga, shkëlqeu me një fustan elegant të bardhë të markës Rue De Seine, e po ashtu nuk i munguan as bizhuteri diamanti. Hogan ka shpërndarë një video nga ceremonia dhe nuk e ka fshehur lumturinë e tij.
"Jeta ime e re fillon tani,"-shkruan ai.
View this post on Instagram
Skye Daley ka tre fëmijë nga një martesë e mëparshme. Dyshja filluan të takoheshin në fillim të vitit të kaluar, pasi ylli i dikurshëm i WWE sapo kishte finalizuar divorcin e tij nga gruaja e dytë, Jennifer McDaniel. Përveç McDaniel, me të cilin ishte i martuar nga viti 2010 deri në 2021, Hogan pati një tjetër martesë, me gruan e tij të parë, Linda, në vitin 1983 që zgjati deri në vitin 2009./Zëri.ai