Qytetërim

“A je ti Romeo ai që i ke kërkuar lidhje Erjolës?”, Graciano ‘i vë flakën’ shtëpisë. Veshaj: Po të ishim jashtë do të të rrihja

Graciano ‘lëshon bombën’ për Romeon, Erjola shpërthen në lot: Është e turpshme

E.K
“A je ti Romeo ai që i ke kërkuar lidhje Erjolës?”,
irritimi i erjoles

TIRANË- Balerini Graciano Tagani ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme, ku tha se Romeo e ka ngacmuar Erjolën dhe i kërkuar lidhje, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur. Graciano i referohej kohës kur të dy konkurentët kanë qenë jashtë shtëisë së Big Brother.

Kjo deklaratë është shoqëruar me debate të forta, ndërsa Erjola shpërtheu duke bërtitur dhe duke qarë, pasi tha se nuk është e vërtetë.

Romeo: E panë tani që paskam unë kimi me Erjolën, tani do thonë pse nuk reagon Heidi. Kam parë dashamirësine e Erjolës, dhe unë i kam ndejtur afër. Më duket tendencioze nga ana e Gracianos, Julit dhe Françeskës. Më thotë mua do të të hedh bombën.

Graciano: Duke e njohur Erjolën, shikoj që Romeo i bën sytë xixa dhe ishte duke parë ku ishte Erjola. E kam pyetur Erjolën çfarë po ndodh. Ti duhet të mbash fiksimet e tua në kontroll, nuk është faji im. Nga gjestet që ju dhatë, Heidit nuk i plas fare, këtë ta vërtetojë Erjola. A je ti Romeo Veshaj ai që e ke pasur fiksim Erjolën, duke i çuar mesazhe dhe ta ka lënë ‘seen’. I ke kërkuar lidhje.

Erjola: Seriozisht doni të më nxirrni nga shtëpia në këtë mënyrë?

Graciano: Më shiko në sy dhe bëhu burrneshë. E di situatën. Më ke thënë mos e hap si muhabet, ty të intereson për lojë.

Erjola: E kam me sportivitet, çuni huaj ka të dashurën këtu brenda dhe dy javë para finales dalin këto muhabete. Nuk ka pasur asnjë komunikim, e bëjnë fakt të kryer dhe ka 4 ditë që injoroj provokimet. Me djalin e huaj s’kam pas afrimitet.

Romeo: E ke nga vemja, qetësohu, a je e qetë me veten tënde pse prekesh.

Edhe pas spektaklit situata ka qenë mjaft e ndezur në shtëpi, ndërsa Romeo është shprehur se nëse do të kishin qenë jashtë spektaklit do e kishte rrahur Gracianon.

Biseda në oborr:

Romeo: Jemi brenda mureve

Graciano: Pse po te ishim jashte çfarë do bëje

Romeo: Do të të rrihja

Graciano: Kujdes me termat

Romeo: Ti je plehre

Graciano: Ti je palaço

Romeo: Je pler mashkull

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB