Qytetërim

Abakarov sot garon për historinë, Shqipëria kërkon medaljen e parë Olimpike

Veç Abakarov që kërkon sot t'i japë Shqipërisë medaljen historike në Lojërat Olimpike, në ditët në vijim në tapet do dalin edhe mundësit e tjerë rus të natyralizuar si shqiptarë, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

f.t
Abakarov sot garon për historinë, Shqipëria kërkon medaljen
Zelimkhan Abakarov

PARIS- Këtë të enjte në Lojërat Olimpike është radha e Zelimkhan Abakarov, mundësit rus të natyralizuar si shqiptar. 31-vjeçari që në 2022 u shpall kampion bote në mundje për peshën e tij, do të vendoset përballë Iuna Fafe Diamantino, rivalit nga Guinea-Bissau. Dueli merr jetë mes orës 11:00 dhe 13:30. Abakarov garon në stilin e lirë të mundjes, në peshën deri në 57 kilogramë.

Në ndeshjen e gjashtë të baterisë Zelimhkan kërkon të kalojë rivalin e fazës së 1/8 për të shpresuar çerekfinalen. Pasi sportistët e tjerë kuqezi dështuan në "Paris 2024", tanimë është radha e mundjes që të bëjë detyrën e vet.

Veç Abakarov që kërkon sot t'i japë Shqipërisë medaljen historike në Lojërat Olimpike, në ditët në vijim në tapet do dalin edhe mundësit e tjerë rus të natyralizuar si shqiptarë, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev./ZËRI

Poll

MOS HUMB