Qytetërim

Ajka nisi klasën e parë pa një urim nga Besi, të gjithëve iu mbetën sytë të çanta “Dolce&Gabbana”

Kur vjen puna te vajza, Xhensila duket se nuk kursehet, dhe nuk e mendon dy herë çmimin

E.K
Ajka nisi klasën e parë pa një urim nga Besi, të
Besi, Xhensila dhe Ajka

TIRANË- Nisja e vitit të ri shkollor ka sjellë emocione sidomos për fëmijët dhe prindërit që hyjnë në klasë të parë. Një prej tyre, që ka nisur dje vitin e ri shkollor, ka qenë dhe Ajka, vajza e Besit dhe Xhensilës, e cila ka hyrë në klasën e parë.

Në këtë ditë të veçantë ka qenë Xhensila ajo që e ka shoqëruar drejt shkollës, ndërsa nuk kanë munguar fjalët emocionuese.

“Suksese dashuria ime. Mami do jetë me ty në çdo hap tëndin”- shkruan ndër të tjera këngëtarja, në postimin e saj në rrjetet sociale, ndërkohë që ka munguar një urim nga ana e Besit, i cili pavarësisht krizës në çift ka treguar dobësinë e tij për Ajkën gjatë gjithë kohës.

Ajka nisi klasën e parë pa një urim nga Besi, të

Xhensila ishte kujdesur që Ajka të shkëlqente në ditën e saj të parë në shkollë. Në foton e postuar nga këngëtarja, vogëlushja shihet teksa mban veshur këmishë të bardhë të kombinuar me fustanin sipër ngjyrë të zezë, e në duar mban çantën Dolce&Gabbana, e cila ka kushtuar rreth 650 dollarë.

Çmimi i kësaj të fundit, ka bërë dje xhiron e rrjeteve sociale, a ja vlen të shpenzohet kaq shumë për çantën? Xhensila duket se nuk mendohet dy herë kur vjen puna për vajzën e saj… /ZËRI

Poll

MOS HUMB