
LOS ANGELOS – Aktori Pete Davidson u përfshi në fundjavë në një aksident, teksa ishte duke ikur nga shfaqja e komedisë “The Uiltern” në Los Angelos. Aktori, që është aktualisht nën një dënim me kusht për drejtim të mjetit jo të rregullt, organizoi një festë pas incidentit.
Një dëshmitar okular ka deklaruar se Davidson ishte duke ecur me makinë rreth orës 22:00 me orën lokale për në shtëpi, kur u përplas me një mur.
Davidson ishte në sediljen e shoferit të një SUV të zezë GMC, me disa persona të tjerë në automjet. Makina që u përfshi në aksident pësoi shumë gërvishtje. Gjatë incidentit, Davidson u pa duke mbajtur një cigare në njërën dorë, ndërsa kishte veshur një kapuç të gjelbër.
Nuk dihet se kush ishin pasagjerë në makinën e Davidson, por Madelyn Cline, e cila raportohet se është në lidhje me aktorin, nuk ishte në mesin e personave që u aksidentuan. Ky nuk është incidenti i parë me makinë që përfshin Davidson, pasi ai dhe ish e dashura e tij, Chase Sui Uonders, u përplasën me një shtëpi në Beverly Hills në mars.
Edhe në atë kohë, për fat të mirë Davidson nuk pësoi lëndime dhe as pasagjerja, por u dënua me 50 orë shërbim në komunitet. Autoritetet amerikane në Los Angelos kanë ngritur alarmin, se në qytet kanë ndodhur shumë aksidente./Zëri.ai/