Qytetërim

Aktorja Denise Richards akuzon ish-bashkëshortin për dhunë në familje

Aktorja e “Invasion” mori një urdhër të përkohshëm kufizues kundër Phypers, i cili kishte paraqitur kërkesë për divorc disa ditë më parë.

k.m.

 

Aktorja Denise Richards akuzon ish-bashkëshortin për dhunë
Denise Richards dhe Aaron Phypers

 

SHBA- Denise Richards, 54 vjeç, aktore dhe ish-ylli i serialit “The Real Housewives of Beverly Hills” ka akuzuar publikisht bashkëshortin e saj, aktorin Aaron Phypers se e ka nënshtruar atë ndaj episodeve të përsëritura të dhunës në familje gjatë martesës së tyre. Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga revista PEOPLE më 17 korrik 2025, Richards detajon një sërë incidentesh alarmante, duke përfshirë sulme fizike, kërcënime me vdekje, manipulim dhe kontroll ekstrem. Aktorja bashkëngjiti fotografi dhe një kronologji të ngjarjeve që ajo tha se ndodhën gjatë gjithë marrëdhënies së saj me Phypers, me të cilin u martua në vitin 2018 dhe nga i cili u nda së fundmi.

Phypers, 49 vjeç, paraqiti kërkesë për divorc të hënën, më 7 korrik, vetëm disa ditë pas incidentit të fundit të dyshuar të Richards. Në dokumentin e ndarjes, ai përmendi "dallime të papajtueshme" si shkak të ndarjes dhe caktoi 4 korrikun si datën zyrtare të ndarjes. Aktori kishte kërkuar gjithashtu mbështetje bashkëshortore nga partnerja e tij prej më shumë se shtatë vitesh.

Aktorja Denise Richards akuzon ish-bashkëshortin për dhunë
Denise Richards

Phypers argumentoi se nuk kishte asnjë burim të ardhurash që nga mbyllja e biznesit të tij vitin e kaluar dhe për këtë arsye ishte i varur financiarisht nga gruaja e tij. Ai pretendoi se ajo fitonte më shumë se 250,000 dollarë në muaj nga projektet e saj televizive, bashkëpunimet me markat dhe llogaria e saj OnlyFans.

Nga ana tjetër aktorja tregoi: Gjatë gjithë martesës sonë, Aaron kërcënoi të më vriste mua, veten dhe policinë. Ai kishte të paktën tetë armëve të paregjistruara. Richards përshkruan gjithashtu sjellje kontrolluese dhe abuzive nga ana e ish-burrit të saj, siç është kontrollimi i telefonit të saj celular dhe kompjuterit pa pëlqimin e saj.

Një incident tjetër i përshkruar ndodhi kur Richards po planifikonte një udhëtim pa burrin e saj. Sipas rrëfimit të saj, Phypers u tërbua kur mësoi se nuk do të udhëtonin së bashku.

"Ai më kapi nga mbrapa kokës, nga flokët dhe më përplasi përtokë, duke bërtitur: ‘Nuk do ta anulosh fluturimin tim. Do të vij me ty dhe nuk të besoj,"- tha Richards.

Në deklaratën e saj, aktorja pretendon se këto nuk ishin incidente të izoluara, por përkundrazi përbënin një model agresioni gjatë gjithë jetës së tyre martesore. Deri më sot, Aaron Phypers nuk ka komentuar publikisht mbi akuzat dhe as nuk është përgjigjur zyrtarisht ndaj dokumenteve të paraqitura nga Richards./ZËRI

Poll

MOS HUMB