Qytetërim

Al-Hilal nuk ndalet, fiton edhe pa Neymar dhe kryeson

Kjo ishte fitorja e shtatë për 18 herë kampionët e vendit, pavarësisht se nuk kishin të gatshëm yllin e skuadrës, brazilianin Nejmar.

Redaksia Zëri
Al-Hilal nuk ndalet, fiton edhe pa Neymar dhe kryeson
Skuadra Al-Hilal

ARABIA SAUDITE- Al-Hilal mori fitoren e radhës në Ligën Profesioniste Saudite.

“Valët e Kaltra” mundën në Riad Al-Ahli me rezultatin 3-1 dhe vazhdojnë që të mbajnë kreun e renditjes me 29 pikë të grumbulluara.

Kjo ishte fitorja e shtatë për 18 herë kampionët e vendit, pavarësisht se nuk kishin të gatshëm yllin e skuadrës, brazilianin Nejmar.

Sulmuesi këputi ligamentin në gjurin e majtë gjatë takimit  kualifikues për Kampionatin botëror, që Brazili pati ndaj Uruguait dhe nuk të mungojë deri në sezonin e ardhshëm.

Vendasit kaluan në avantazh pas vetëm 1 minute falë Sergej Milinkovic-Savic.

Aleksandar Mitrovic dyfishoi rezultatin në minutën e 37’.

Në pjesën e dytë, Al-Ahli shkurtoi disavantazhin me anë të Alan Saint-Maximin.

Në të 84’, një autogol nga Roger Ibanez vulosi fatin e sfidës.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Mbreti Fahd” të Riadit ishin të pranishëm rreth 50 mijë tifozë.

Poll

MOS HUMB