Qytetërim

Albano Bogdo e ofendoi, Beatrix Ramosaj gati për gjyq: Injoranca e mashkullit shqiptar

Pas deklaratës së aktorit në emisionin e tij të ri, e cila shkaktoi shumë bujë në rrjet, këngëtarja duket se ka vendosur që ta ndjekë çështjen me gjyq.

k.m.
Albano Bogdo e ofendoi, Beatrix Ramosaj gati për gjyq: Injoranca e
Beatrix Ramosaj dhe Albano Bodgo

TIRANË- Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka kërcënuar me gjyq aktorin e humorit, Albano Bodgo. Pas deklaratës së aktorit në emisionin e tij të ri, e cila shkaktoi shumë bujë në rrjet, këngëtarja duket se ka vendosur që ta ndjekë çështjen me gjyq. E para që reagoi ishte tezja e këngëtares, Albërie Hadërgjonaj, e cila gjithashtu shpërndau edhe një reagim të bërë në rrjetet sociale, kur përmendej edhe Kodi Penal. 

Çështjen e gjyqit e ka përmendur edhe vetë këngëtarja, e cila në një postim ka shkruar: Ofendimet, cënimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi të gjitha shpifjet nuk janë vese, të cilat më karakterizojnë. Por ndryshe nga unë, zotëria Albano Bogdo i zotëroka këto vese dhe i shfaq ato gjithë krenari duke i fshehur nën petkun e "komedisë satirike". Por unë doja t'i thoja që me ato fjalë denigruese dhe të pavërteta nuk më ka lënduar mua, as vëllain e as familjen time nëse ky ka qenë qëllimi i tij, sepse kemi vite e vite që jetojmë në realitetin e hidhur të shoubizit shqiptar e tashmë jemi imun ndaj tij. Me këtë qëndrim ti ke lënduar vajzat dhe gratë shqiptare që kërkojnë inspirim dhe shpresë në Shqipëri! Ti me këtë që bën e mbyt atë dhe tregove edhe njëherë injorancën e mashkullit shqiptar që do të ngrejë veten duke ulur femrën! Sa për kontributin tonë në muzikë, zotërisë në fjalë do t'i duhet të kthehet shumë prapa në kohë nëse vërtetë do të analizojë nga fillimi se çfarë arti i kemi dhënë unë dhe vëllai im, Albani, muzikës shqiptare. Ndërsa për të tjerat, masa ligjore po merren. P.S. E vlerësoj mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni dhënë mua dhe familjes time këto ditë. Ju falenderoj të gjithëve!

Albano Bogdo e ofendoi, Beatrix Ramosaj gati për gjyq: Injoranca e

Duke lënë të kuptohet se mbesa e saj do të ndjekë rrugën ligjore për t'u përballur. Aktualisht këngëtarja nuk ndodhet në Shqipëri, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sërish duket se i ka nisur procedurat ligjore. 

Aktori i humorit Albano Bogdo ka shkaktuar një furtunë reagimesh e kritikash në rrjet, për shkak të një monologu në nisje të emisionit të tij, kjo për shkak të deklaratave ofenduese ndaj këngëtarit Alban Ramosaj, i cili ka vendosur të largohet nga muzika. Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, aktori e prezantoi këngëtarin si ‘ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother’./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB