
SHBA- Vdekja e aktorit Matthew Perry ka sjellë trishtim mbarëbotëror. Miliona fansa të serialit dhe të "Chandler Bing" presin të dinë shkakun e vdekjes së tij. Aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, ndërsa sot TMZ publikoi audion e thirrjes drejtuar autoriteteve për ndihmë, si dhe pamjet e para nga shtëpia e tij tashmë e mbyllur.
Ai që gjeti trupin e pajetë të Perry-t ishte asistentja e tij personale, e cila menjëherë telefonoi 911. Në audion e TMZ dëgjohet sinjali "shpëtim 23", që do të thotë "mbytje", duke sjellë të dhënën e parë për shkakun e vdekjes. TMZ pretendon se aktori amerikan mund të jetë mbytur pasi ka pësuar një atak kardiak. Kur reaguesit e urgjencës mbërritën në shtëpinë e tij, ata gjetën Mattheë Perry-n pa ndjenja në vaskë të nxehtë.
Ndonëse asnjë nga bashkëyjet e tij në serialin e famshëm nuk ka bërë deklarata zyrtare, nga burime të ndryshme në ambientin e tyre bëhet e ditur se ata janë në gjendje shoku. Një mik i Lisa Kudrow, e cila luan rolin e Phoebe, tha për Daily Mail se aktorja ishte e shkatërruar. I njëjti burim tha se Kudrow dëshiron të adoptojë qenin e Matthew Perry, Alfred, të cilin aktori e mori tre vjet më parë dhe për të cilin ai tha se ishte miku i tij më i mirë në botë.
Gjithshtu ka pretendime se Mattheë Perry mund t'i jetë rikthyer vesit të vjetër me abuzimin e substancave dhe ishte jashtëzakonisht i lodhur në ditët e fundit të jetës së tij. Burime policore bënë të ditur se në shtëpinë e tij u gjetën shumë qetësues kundër dhimbjeve dhe pilula ankthi. Një mik i ngushtë i aktorit tha se kishte shenja shqetësuese të "lodhjes" në ditët para se të ndërronte jetë. Perry ishte i fiksuar pas pickleball - një lojë e ngjashme me tenisin - por thuhet se kishte shkuar në shtëpi herët pas një loje, duke u ankuar për lodhje. Edhe pse Perry luante ndeshjen dy herë në ditë, të shtunën ai kishte qëndruar vetëm një orë në fushë para se të shkonte në shtëpi.
Megjithatë të gjithë janë në pritje të një raporti toksikologjik, i cili mund të marrë disa javë për t'u përfunduar./Zëri.ai