Qytetërim

Amadeus 'braktis' Rai-n! Kush do e prazantojë Sanremon?

Amadeus nuk do të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon më 31 gusht, me Rain.

f.t
Amadeus 'braktis' Rai-n! Kush do e prazantojë Sanremon?
Amadeus

ITALI- Prezantuesi i njohur Italian Amadeus nuk do të jetë më pjesë e Rai-t. Amadeus nuk do të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon më 31 gusht, me Rain. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai.

'Dëshirën për t'u angazhuar në sfida të reja profesionale, që e presin. Sipas thashethemeve gjithnjë e më këmbëngulëse ai pritet të jetë në kanalin e grupit Nove Warner Bros Discovery. Takimi i mëngjesit të sotëm ka qenë “i përzemërt, mes dy zotërinjve” bëjnë të ditur burimet pranë Amadeus, citon Repubblica, të ketë thënë prezantuesi në një bisedë me CEO-n Giampaolo Rossin.

Në negociatat e tij me Rai, Amadeus do të kishte shprehur dëshirën për të krijuar kompaninë e vet me të cilën do të prodhonte formate për t'ua shitur stacioneve televizive, siç kishte bërë Fabio Fazio. Një kërkesë që Viale Mazzini nuk mundi ta pranonte për shkak të ndryshimit të rregullores, e cila nuk i lejon më producentët të jenë prezantues në të njëjtën kohë. Për më tepër, Amadeus kërkoi një program për gruan e tij Giovanna Civitillo dhe largimin e ish-menaxherit të tij Lucio Presta, bashkëshorti i Paola Perego-s, i cili menaxhon disa artistë duke përfshirë Roberto Benigni, Gianni Morandi, Paolo Bonolis, Barbara d'Urso, Simona Ventura dhe Antonella Clerici. Së fundmi të dy kishin ndërprerë marrëdhëniet, por arsyeja nuk u sqarua kurrë.

Sa i përket festivalit Sanremo, thuhet se pasuesi do të jetë Carlo Conti, që ka prezantuar si i ftuar natën e tretë të festivalit të kaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB