Qytetërim

Arbitrja shqiptare tregon 'hallin' tek mediat e huaja: Jam e lodhur, nuk jam vetëm 'seksi'!

Rusta, 30 vjeç, vjen nga Shqipëria dhe pasi u bë gruaja e parë që drejton një ndeshje të Superligës shqiptare për meshkuj.

k.m.

 

Arbitrja shqiptare tregon 'hallin' tek mediat e huaja: Jam e lodhur,
Emanuela Rusta

 

BRITANI E MADHE- Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta ka dhënë një intervistë për mediat e huaja, duke vënë theksin se tashmë i ka ardhur "në majë të hundës" fakti që etiketohet si 'seksi'. Rusta, 30 vjeç, vjen nga Shqipëria dhe pasi u bë gruaja e parë që drejton një ndeshje të Superligës shqiptare për meshkuj.

Arbitrja shqiptare tregon 'hallin' tek mediat e huaja: Jam e lodhur,
Emanuela Rusta

Ajo ka qenë më parë aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto me bikini dhe duke u ushtruar në palestër, por tani ka mbyllur llogarinë e saj në rrjetin social për shkak të mesazheve seksiste në platformë. Rusta, e cila do të gjykojë sonte ndeshjen e femrave të Ligës së Kampionëve mes Sporting Lisbonës dhe Real Madridit, beson se mbulimi mediatik i pamjes së saj e ka bërë të vështirë që ajo të arrijë të njëjtin nivel me homologët e saj meshkuj.

Arbitrja shqiptare tregon 'hallin' tek mediat e huaja: Jam e lodhur,
Emanuela Rusta

“Ata duhet të fokusohen më shumë në profesionalizmin tim sesa në gjëra të tjera. Duhet të luftosh fort që të pranohesh,”- tha ajo për AFP.

Pavarësisht se duhet të përballet edhe jashtë fushës me komentet për pamjen e saj fizike, Rusta ndjen se është e respektuar në fushë dhe shpreson të ketë më shumë mundësi për profesionin e saj.

“Arbitërimi nuk është çështje gjinie, por kompetence. Shoqata e arbitrave (shqiptare) gjithmonë është fokusuar në promovimin e femrave, kështu që rasti im nuk është rastësi. Shpresoj që të mos jetë e largët dita kur do të jenë katër femra që do të arbitrojnë një ndeshje në kategorinë më të mirë të meshkujve. Megjithëse në dukje është një mjedis kryesisht mashkullor, ndihem e respektuar dhe e vlerësuar për punën që bëj në fushë”.

Rusta mund të ndjekë gjurmët e arbitres tjetër femër, Stephanie Frappart, e cila u bë gruaja e parë që drejtoi një ndeshje të Ligës së Kampionëve për meshkuj mes Juventusit me Dynamo Kyiv në 2020. Gjithashtu, ajo ishte pjesë e skuadrës edhe në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Kosta Rikës në Kupën e Botës 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB