
SHBA- Ariana Grande dhe Dalton Gomez janë ndarë zyrtarisht. Jo shumë kohë pasi ylli i popit bëri kërkesë për divorc, ajo arriti një marrëveshje me ish-bashkëshortin e saj. Ajo dhe ishi i saj, kishin nënshkruar një marrëveshje paramartesore dhe pasi divorci u finalizua, Grande duhet t'i paguajë atij 1,250,000 dollarë.
Gjithashtu, mediat ndërkombëtare raportojnë se Gomez i takon gjysmën e parave nga shitja e shtëpisë ku ata jetonin, në Los Angeles. Së fundmi, këngëtarja duhet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore dhe konkretisht tarifat e avokatëve, që arrijnë në 25 mijë dollarë.
Grande dhe Gomez, një agjent imobiliar, fillimisht bënë publike marrëdhënien e tyre me publikimin e këngës së saj të vitit 2020 "Stuck with U", një këngë për të cilën ajo bashkëpunoi me Justin Bieber. Gomez u shfaq në videoklipin e këngës. Ata shpallën fejesën e tyre po atë vit. Por mesa duket dashuria ka mbaruar.../Zëri.ai