
POGRADEC- Një ari i murrmë që jeton në pyjet e Mokrës ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti. Ariu është parë nga banorë të zonës të cilët e kanë raportuar videon pranë ADZM për të bërë të mundur lirimin e kafshës.
Disa specialistë të Zonave të Mbrojtura janë nisur për në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e ariut të murrmë.
Nuk dihet për momentin gjendja e tij, por specialistët thonë se ariu mund të rezistojë për shumë ditë pa ushqim, prandaj gjasat që ariu të shpëtojë janë të mëdha.Rasti i ariut të murrmë është një tjetër rast që tregon se gjuetia e paligjshme vijon në pyje dhe gjahtarë të tillë përfitojnë vlera të konsiderueshme monetare nga këto kafshë. /ZËRI