Qytetërim

Armand Duka fal kërcënuesit që i shkuan në shtëpi, lirohet presidenti i klubit "Iliria"

Një ngjarje e paprecedentë që rezultoi me reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan nën akuzës së “kanosjes për shkak të detyrës”.

k.m.
Armand Duka fal kërcënuesit që i shkuan në shtëpi,
Autorët e kërcënimit

TIRANË- Ngjarja e disa javëve më parë, kur në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit pas disa mesazheve kërcënuese, ishin paraqitur disa persona, mes të cilëve presidenti i klubit të futbollit "Iliria", babai i 4 lojtarëve, Nazmi Selmani, së bashku me disa familjarë, shkaktoi panik në ambientin e futbollit shqiptar.

Një ngjarje e paprecedentë që rezultoi me reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan nën akuzës së “kanosjes për shkak të detyrës”. Hetimet vazhduan dhe ndaj një pjesë prej tyre, u mbajt masa e arrestit me burg. Por ngjarja e ndodhur solli menjëherë një kërkesë falje nga ana e personave të përfshirë dhe familjarëve të kësaj familjeje, që është e lidhur ngushtë me sportin e futbollit, një reagim i sinqertë dhe pendesë që ka patur efektin e saj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka vendosur që t'i falë të akuzuarit, madje edhe zyrtarisht të gjithë të përfshirët e kësaj ngjarjeje nëpërmjet një letre drejtuar organeve kompetente. Ai ka bërë pranimin e pendesës së tryre

Ka qenë pikërisht kërkesa e Dukës që ka sjellë edhe lirimin nga burgu sot të presidentit të klubit Iliria, "Nazmi Selmani", dhe nipit të tij, Petrit Selmani.

Numri 1 i futbollit shqiptar siç bëhet me dije, ka vendosur krejtësisht me vullnet të lirë të gjejë mirëkuptimin dhe kushtet e bashkëpunimit në një ambient të qetë, në të mirë të futbollit./ZËRI

Poll

MOS HUMB