
Nelly
SHBA- Nelly, ylli i hiteve “Dilema” dhe “Just a Dream” është vënë në pranga pasi është kapur me një sasi ekstazi. TMZ shkruan se Nelly u arrestua në Misuri në orën 4:45 të mëngjesit të së mërkurës në një kazino. Nelly-t iu kërkua t'i tregonte policisë ID-në e tij dhe më pas e kontrolluan e i gjetën 4 pilula ekstazi.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari është vënë në pranga. Ai është përballur me akuza të shumta për sulme seksuale, pasi në tetor 2017, një grua e quajtur Monique Greene pretendoi se reperi e kishte sulmuar seksualisht në një autobus në Uashington.
Poll