
TIRANË- Këngëtarja Samanta Karavella u tërhoq nga gara e festivalit të këngës në RTSHpak javë para festivalit ku zgjidhet dhe përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurosong. Tërheqja e papritur nga gara solli shumë pikëpyetje për mënyrën e organizimit të Festivalit të famshëm dhe së fundmi menaxheri i këngëtares ka treguar arsyen e vendimit.
Menaxheri i Samantës, Arian Demolli ka treguar se pjesëmarrja në fesyivalin e RTSH po iu merrte shumë kohë. Sa i përket larhimit të Kejsi Tolës, Demolli u shpreh se nuk janë në djeni të planeve të saj.
"Shumë më kanë shkruar dhe më kanë pyetur për këtë gjë. Ne kishim një cikël dhe ajo gjëja po na merrte shumë kohë. Sa i përket tërheqjes së Kejsit, nuk kemi pasur kontakt dhe nuk e dinim planet e asaj. Pra s'ka pasur asnjë lidhje me ne. Dy artistet janë zëvendësuar nga Peter Pan Quartet me këngën "Edhe një herë" dhe Irma Lepuri me këngën "Më prit",-u shpreh ai për "Top Albania Radio".
Artistet e njohura të muzikës shqiptare, Kejsi Tola dhe Samanta Karavella u tërhoqën në të njëjtën periudhë nga gara. Festivali i Këngës në RTSH, që do të mbahet këtë vit në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor