
Fakti që jeni i uritur ka një efekt tepër negativ në përqëndrimin që ju keni tek mësimet ose tek puna. Studiuesit shprehen se fakti që nuk ushqeheni siç duhet, mund të shkaktojë deri depresion. Shumë njerëz mendojnë se të shkosh në shtrat i uritur është një ide e mirë, sepse mund të bini në peshë. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Shkenca ka vërtetuar të kundërtën dhe ka vënë re se mosushqyerja në darkë sjell shumë problematika.
Mund të humbisni masën muskulare
Të gjithë ata individë që tentojnë që të humbasin masën muskulare, të qënit i uritur është zgjedhje e keqe. Ju mund të anashkaloni darkën, por keni nevojë për lëndë ushqyese. Kjo, për të rikthyer proteinat në muskujt tuaj. Është mirë që të mos keni dëshirë që të hani ushqim natën vonë. Mos stresoni trupin, sepse do të jeni të uritur edhe gjatë gjumit të natës.
Mund të shtoni edhe peshë
Po, shkuarja në shtrat pa ngrënë mund të ketë efekt të kundërt. Studimet janë të diskutueshme, por ka shumë gjasa, që të shtoni peshë. Ideja se metabolizimi ynë është më i ndadaltë gjatë natës është i diskutueshëm. Të hash 2-3 orë përpara se të flesh është gjëja më e mirë që mund të bëni.
Mund të flini më keq
Shumica nga ne kanë provuar së paku disa herë në jetën e tyre që të shkojnë për të fjetur të uritur, raporton ‘Bright Side’. Por barku juaj do të rënkojë dhe kjo mund të zgjasë deri në mëngjes. Duke qenë në këtë gjendje, do të duhet më tepër kohë që të fleni. Specialistët shprehen se nëse doni që të flini mirë, ushqehuni shëndetshëm. Nëse jeni të uritur, më së paku duhet të konsumoni një kastravec dhe pak ujë.
Mund të jeni të pafuqishëm
Nëse nuk hani, nuk do keni ‘karburant’ gjatë ditës. Ky është një rregull, që ka funksionuar gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që të ndiheni mirë në mëngjes, sepse duhet të shkoni në punë dhe truri juaj duhet të funksionojë më së miri. Studiuesit shprehen se shumë efekte anësore të urisë mund të jenë të dëmshme, të tilla si lodhja ose depresioni. Prandaj, hani shëndetshëm përpara se të flini./ZËRI/