
SERIA A- Atalanta mundi Empolin me rezultatin 3-0 në stadiumin "Castellani" me rezultatin 3-0.
Bergamaskët morën një fitoren të rëndësishme e shkojnë në kuotën e 19 pikëve në vend të katërt, duke kapërcyer Napolin në Serie A.
Në fushë nga minuta e parë për Atalantën ishte mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti, i cili vazhdoi me paraqitjet pozitive duke u dalluar me ndërhyrjet e tij në prapavijë.
Ndërkohë që nuk ishte një ditë e mirë për portierin e toskanëve Etrit Berisha. Por 34 vjeçari u dallua me pritjet e tij duke shmangur një rezultat më të thellë.
Nga minuta e 63, tek Empoli u aktivizua mbrojtësi tjetër i kombëtares Ardjan Ismajli.
Pas 10 javësh të luajtura, ekipi toskan gjendet në vend të 18 në kuotën e 7 pikëve.