Qytetërim

Avokati i Noizy-t flet për gjendjen emocionale të reperit: Paraburgimi s'është shtëpi pushimi, por ndjehet mirë

Reagimet dhe deklaratat e avokatit të tij, Besnik Berisha nuk kanë qënë të pakta.

M.M
Avokati i Noizy-t flet për gjendjen emocionale të reperit: Paraburgimi
Noizy

KOSOVË- Që prej një jave, rreperi i njohur Noizy po qëndron në paraburgim pas një sherri që nisi në TikTok dhe përfundoi me rrahjen brutale të Medi Isenit në Kosovë. Këngëtari u arrestua vetëm pak minuta para se të fillonte koncertin e tij në Shëngjin së bashku me shokun e tij, Bahtjar Bajraktari i njohur si Dj Crax.

Reagimet dhe deklaratat e avokatit të tij, Besnik Berisha nuk kanë qënë të pakta, së fundmi në një intervistë për “Kosova Today”, ai ka folur edhe për gjendjen emocionale të reperit.

“Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit, besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, bile po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë. Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim, e kjo do të provohet që është vetëm një lëndim i lehtë trupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitare me të cilët kam kontaktuar dhe përmes të cilëve kam mësuar për rrethanat e rastit. Noizy është viktimë e këtij procesi, është i papërfshirë.

Paraburgimi nuk është shtëpi pushimi. Është çështje ku i nënshtrohet një rregulli shtëpiak çdo i paraburgosur. Noizy është mirë, jo për faktin se ndihet mirë atje ku është, por për faktin që ndihet mirë për atë që nuk ka bërë dhe ndihet mirë që është i pastër nga akuzat që i ngarkohen. Por, shpresoj dhe besoj se Gjykata në Shqipëri ka arsye të mjaftueshme dhe të bollshme për për personalitetin e tij, karakterin e tij, lidhjen e tij me vendin, profesionin e tij, emrin e reputacionin që të marrë një vendim që do duhet ta linte Noizyn në liri në pritje të vendimeve të tjera që do merren”, tha avokati i tij.

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij U përfshi në një sherr masiv në një diskotekë në Pejë të Kosovës, ku u dhunua Muhamet Iseni, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi”. Po ashtu, bashkë me të u dhunua edhe një i afërm i tij, Bekim Hadërgjonaj./ ZËRI

Poll

MOS HUMB