
SHBA- Një nga regjisorët e parë që u bë i njohur në mbarë botën për tmerrin që shkaktoi me filmat e tij e kishte një fobi! Zakoni i Alfred Hitchcock për të krijuar skenarë dhe skena që ju mbetën përgjithmonë në mendje e bëri atë një nga regjisorët më të famshëm në Hollyëood. Ndërsa disa të tjerë e konsideruan si mjeshtër të filmave horror.
Ndaj edhe duket se çuditshme që 'babai' i filmave të frikshëm, të ketë edhe vetë një fobi të çuditshme. Hitchcock vuante nga "eggphobia" është një fobi shumë e rrallë nga e cila vuajnë shumë njerëz.
“Kam frikë nga vezët. Është një frikë e pakuptueshme që kam – nuk i duroj dot vezët. Janë një gjë e bardhë e rrumbullakët pa vrima, dhe kur e thyeni, brenda është kjo gjë e verdhë, e rrumbullakët... Brrr! Nuk kam asnjë problem me gjakun sepse është ngjyrë e kuqe dhe e gëzuar, kurse e verdha është e neveritshme,"-tregonte ai.
Nuk është turp të kesh një fobi, por kjo nuk e bën më pak të çuditshme që dikush që ka fituar një vend në historinë kinematografike për disa nga emocionet më të paharrueshme që ka parë ndonjëherë kategoria horror, të jetë i frikësuar...nga vezët./ZËRI