Qytetërim

Barcelona rrezikon të shkojë “gjysmagjel” në “El Clasico”

E.K
Barcelona rrezikon të shkojë “gjysmagjel” në
Robert Lewandowski

LA LIGA- Robert Lewandowski nuk do të jetë në ndeshjen e Barcelonës kundër Granadës të dielën e ardhshme për shkak të ndrydhjes së kyçit të këmbës pas testeve të bëra mëngjesin e kësaj të enjte në Ciudad Deportiva. Klubi i Barçës do t’i kërkojë atij të qëndrojë në Barcelonë gjatë pushimit të përzgjedhjes dhe të mos shkojë me kombëtaren e tij.

“Testet e bëra mëngjesin e sotëm kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë Robert Lewandowski ka një ndrydhje në kyçin e këmbës së majtë. Ai është i lënduar dhe evolucioni i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij”, thuhet në deklaratën e dërguar nga klubi.

E sigurt është se ai do të mungojë në ndeshjen kundër Granadës. Nga atje do të duhet të shohim se si do të evoluojë kjo ndrydhje dhe të shohim nëse ai mund të jetë gati për ndeshjen kundër Athletic, Shakhtar dhe mbi të gjitha, El Clasicon që do të luhet më 28 tetor. Klubi është mesatarisht optimist.

Duhet mbajtur parasysh se për ndeshjen ndaj Real Madridit janë të dyshimtë tre lojtarët e tjerë të dëmtuar: Pedri, Frenkie de Jong dhe Raphinha. Tani atyre u është bashkuar Lewandowski. Asnjë nga të katërt nuk përjashtohet, por do të duhet të shohim se si do të evoluojnë kur të mbeten edhe më shumë se tre javë deri në ndeshje.

Lewandowski u dëmtua këtë të mërkurë në Porto pas një sfide të fortë nga një mbrojtës rival. Ai duhej të zëvendësohej para pushimit. Polaku doli qartësisht me çalë nga stadiumi Do Dragao dhe të enjten në mëngjes ai gjithashtu mbërriti duke çaluar në Ciudad Deportiva përpara se t’i nënshtrohej testeve mjekësore.

Poll

MOS HUMB