SPANJË- Barcelona vazhdon marshimin në krye të La Ligës, teksa ka siguruar një fitore të rëndësishme 3-1 përballë Alaves në “Montjuïc”. Sfida nisi me surprizë, pasi miqtë kaluan menjëherë në avantazh me Ibanez, i cili përfitoi nga një situatë e rrëmujshme në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë që në minutën e parë.
Reagimi i katalanasve erdhi shpejt. Yamal barazoi shifrat me një finalizim të saktë, ndërsa Dani Olmo përmbysi rezultatin dhe më pas vulosi fitoren me golin e tij të dytë në fund të ndeshjes, duke firmosur dopietën personale.
Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ngjitet në kuotën e 34 pikëve, dy më shumë se Real Madridi ndjekës. Në ndeshjen e radhës, Barcelona do të përballet me Atletico Madridin, një duel me shumë peshë për garën e titullit./ZËRI