Qytetërim

Bellingham dhe Harry Kane/ A janë lojtarët e Anglisë, më të mirët e momentit?

Futbollisti i Bayern Munich, Harry Kane dhe ai i Real Madrid, Jude Bellingham, po performojnë jshtëzakonisht mirë.

D.XH
Bellingham dhe Harry Kane/ A janë lojtarët e Anglisë, më
Kane dhe Bellingham

ANGLI - A janë anglezë, dy lojtarët më të mirë për momentin në futboll?

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane shënoi nga pjesa e parë për Bayern Munich, ndërsa Jude Bellingham i dhuroi tre pikë Realit, në derbin e Spanjës, përballë Barcelonës. Kjo, pasi shënoi gol në minutat shtesë.

Mesfushori i Anglisë, Bellingham, 20 vjeç, po shënon thuajse çdo javë në kampionatin spanjoll. Ndërkohë, kapiteni i Anglisë, Kane ka realizuar një hat-trick tjetër, në ndeshjen e tij të nëntë në Bundesligë. Të dy lojtarët kanë paraqitje të jashtëzakonshme.

Bellingham, nisje brilante me Realin

Bellingham ka pasur një nisje përrallore katër muajt e parë tek Real Madrid. Ish-mesfushori i Borussia Dortmund po performon jashtëzakonisht mirë. Ai ka shënuar 13 gola dhe ka krijuar tre asiste në 13 paraqitjet e tij fillestare për Real Madridin, vetëm se nuk arriti të gjente rrjetën për klubin e tij në tre ndeshje këtë sezon.

Bellingham është treguar deciziv në shumë ndeshje të Real Madrid. Ai mori lavdërime nga trajneri Carlo Ancelotti dhe shoku i skuadrës, Luka Modriç. “Ai duket si një veteran, është deciziv në ndeshje, kjo është me shumë rëndësi”, tha trajneri i Realit, Ancelotti. 10 golat e Bellinghamit janë një tregues, se ai po kalon një moment shumë të mirë. Bellingham po realizon gola, edhe pse është një mesfushor.

Kisha parë shumë El Clasico nga divani me familjen time dhe u thashë se sot ishte radha ime që të bëjë diçka të madhe në ndeshjen Real Madrid-Barcelona. Unë ia dola.

Nuk isha në gjendjen time më të mirë. Por, e përmbusha mirë atë detyrë që më ishte dhënë. Ndoshta kundërshtarët presin që unë të kombinoj me një shok ekipi, por dua të befasoj, duke goditur nga jashtë zonës. Topi shkoi në portë dhe ishte një ndenjë e bukur", tha talenti 20-vjeçar.

Anglezi krahasohet shpesh me ish-numrin pesë të Realit, Zinedine Zidane, por ky i fundit nuk ka shumë gola të shënuar me madrilenët. “Ai mund të arrijë në 20 ose 25 gola, sepse e ka nisur shumë mirë”, shtoi Ancelotti. Luca Modric tha se Bellingham ka karakter e personalitet, prandaj ka arritur që të përshtatet mjaft mirë me ekipin e Real Madrid. Modriç theksoi se e ardhmja e Bellingham, me siguri që do të jetë e ndritur.

Harry Kane po thyen rekorde te Bayern

Futbollisti Harry Kane është lojtari i parë në historinë e Bundesligës, që shënon 12 gola në nëntë ndeshjet e para. Të shtunën ai shënoi tre herë ndaj Darmstadt.

“Topi do të ketë një vend të bukur në dhomën time të hotelit, unë ende duhet të gjej një shtëpi në Mynih. Pashë nga portieri dhe ai nuk ishte në zonën e tij. Godita dhe topi shkoi në rrjetë”, tha Kane.

30-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe ka 7 asistime për Bayernin këtë sezon, në të gjitha garat. Ai gjithashtu ka shënuar tre gola në dy paraqitje për Anglinë këtë sezon.

Cili lojtar, përpos 2 yjeve të Anglisë, po performon shumë mirë në këtë moment?

Fituesi i Topit të Artë për vitin 2023 do të zbulohet të hënën dhe Lionel Messi besohet se do të fitojë për herë të tetë.

Triumfi i Messit në Kupën e Botës me Argjentinën mund t’i japë shumë pikë lojtarit. Por, Messi u transferua te një ekip si Inter Miami, teksa nuk fitoi as Ligën e Kampioneve.

Erling Haaland i Mançester Sitit është gjithashtu në garë pasi arriti të fitojë kampionatin, kupën dhe Ligën e Kampioneve. Ai shënoi 56 herë sezonin e kaluar, duke dhënë 9 asiste- dhe ka realizuar 11 gola këtë sezon.

Kylian Mbappe i PSG-së (i cili gjithashtu ka 11 gola deri tani në sezonin 2023-24) dhe lojtari i Cityt, Kevin de Bruyne, i cili aktualisht është i dëmtuar, janë gjithashtu pretendentë.

Bellingham dhe Kane janë të dy të përfshirë në listën me 30 lojtarët pretendentë për çmimin. Dyshja e Anglisë ka pasur një fillim mahnitës në sezonin 2023-24, duke i ndihmuar skuadrat e tyre të kapin majat e tabelës, në kampionatet respektive.

Duhet vetëm të presim, nëse Bellingham dhe Kane do të arrijnë të fitojnë kampionatin me klubin e tyre dhe nëse do arrijnë dot, që me Anglinë, të triumfojnë në “Euro 2024”./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB