
TIRANË- Ditë më parë disa media italiane dhe evropiane raportuan se trajneri i ri i Romës do të quhej Jurgen Klopp. Menjëherë njerëz pranë trajnerit gjerman, ish-it të Liverpulit, e cilësuan si fake news. Fakti është që ky lajm tregoi një orientim të kërkimeve të Romës: një profil me përvojë, fitues dhe nga futbolli anglez, mundësisht nga skuadra që i ngjajnë shpirtit romanist. Liverpuli njeri syresh, par excellence. Kështu e ka kuptuar edhe vetë Rafa Benitezi, 65-vjeçar, fitues dhe me shumë përvojë këtë lëvizje.
Menjëherë në një intervistë për ESPN ai ka thënë se si vëzhgues teknik i UEFA-s, po pret t'i kthehet sërish trajnimit dhe se do t'i pëlqente më së shumti të trajnonte në Angli ose në Itali. Ai e vuri theksin te dëshira për të konkurruar dhe për të bërë futboll të bukur. Me siguri, Roma, e ka marrë këtë mesazh të ish-trajnerit të Liverpulit, që e njeh Italinë dhe italishten si ish-trajner i Interit dhe Napolit dhe mund të jemi në prag të hapjes së një korsie të re: Roma-Benitez