Qytetërim

Bie MITI! Kujdes-nëse telefoni u bie në ujë, mos e fusni në oriz

Pavarësisht popullaritetit të teknikës, ekspertët kanë paralajmëruar se kjo metodë nuk funksionon.

k.m.
Bie MITI! Kujdes-nëse telefoni u bie në ujë, mos e fusni në
Foto ilustruese

SHBA- Nëse iPhone juaj laget, mos e thani në një qese me oriz. Këtë këshillë e ka shpërndarë për përdoruesit e produkteve të saj vetë kompania "Apple". Pavarësisht popullaritetit të teknikës, ekspertët kanë paralajmëruar se kjo metodë nuk funksionon. Tani vetë gjigandi i teknologjisë ka publikuar udhëzime duke u thënë përdoruesve se kjo metodë mund të fusë grimca të vogla gruri që mund t'i dëmtojnë pajisjet e tyre.

Sipas Apple, nëse telefoni u bie në ujë, kthejeni me kokë poshtë dhe më pas lëreni të thahet. Por kujdes! Kurrë mos përdorni tharëset e flokëve dhe as mos fusni ndonjë copë pambuku brenda telefonit. Por teksa liston këshillat, Apple pretendon se do të jenë të panevojshme për të ardhmen, kjo është për shkak se do të shpiken pajisje që gjithmonë e më shumë do e përballojnë lagështinë.

Të gjitha pajisjet e Apple nga iPhone 12 e tutje janë në gjendje të përballojnë zhytjen deri në një thellësi prej 6 metrash për gjysmë ore. Por derisa teknologjia të perfeksionohet, do të bëjmë siç këshillon vetë gjigandi i teknologjisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB