Qytetërim

Blake Lively padit Justin Baldonin për ngacmim seksual

Aktorja ankohet se kolegu i saj e puthte edhe pa qenë në skenar, hynte në dhomën e saj të zhveshjes edhe kur ajo ishte duke i dhënë gji foshnjës së saj, madje dhe i fliste për varësinë e tij ndaj filmave për të rritur.  Aktorja ankohet se kolegu i saj e puthte edhe pa qenë në skenar, hynte në dhomën e saj të zhveshjes edhe kur ajo ishte duke i dhënë gji foshnjës së saj, madje dhe i fliste për varësinë e tij ndaj filmave për të rritur. 

k.m.
Blake Lively padit Justin Baldonin për ngacmim seksual
Blake Lively dhe Justin Baldoni

SHBA- Aktorja Blake Lively ka ngritur një padi ndaj producentit dhe aktorit në filmin "It Ends With Us", Justin Baldoni. Lively ka ngritur një padi në Kaliforni, duke e akuzuar Baldonin për ngacmim seksual dhe se kishte dëmtuar reputacionin e saj. Sipas padisë, incidentet në fjalë për të cilat është ankuar Lively kanë ndodhur gjatë xhirimeve të filmit, premiera e të cilit u zhvillua në gusht.

Aktorja ankohet se kolegu i saj e puthte edhe pa qenë në skenar, hynte në dhomën e saj të zhveshjes edhe kur ajo ishte duke i dhënë gji foshnjës së saj, madje dhe i fliste për varësinë e tij ndaj filmave për të rritur. 

Madje pretendon se Baldoni dhe kompania e prodhimit të filmit, "Wayfarer Studios", u angazhuan më pas në një fushatë "manipulimi" për të "rrënuar" reputacionin e Lively-t. Akuzave, Baldoni u përgjigj duke hedhur poshtë pretendimet e Lively.

“Është turp që Lively dhe përfaqësuesit e saj po bëjnë akuza kaq të rënda dhe kategorikisht të rreme,”- tha avokati i Baldonit. Pala e aktorit e përshkroi veprimin e Lively si "një tjetër përpjekje të dëshpëruar për të 'rregulluar' reputacionin e saj negativ", i cili u theksua edhe më shumë nga komentet që ajo bëri përgjatë kohës së promovimit të filmit.

Fushata promovuese për filmin "It Ends with Us", bazuar në një roman të Coleen Hoover, i cili përfshin referenca për dhunën në familje, pati një fillim të vështirë në gusht. Lively u kritikua shumë pasi në promovimin e filmit u fokusua më shumë tek linja e saj e flokëve dhe për projektin fliste sikur të ishte një film romancë dhe jo ndërgjegjësues kundër dhunës. Asokohe, si Lively dhe Baldoni nuk dolën kurrë bashkë për të promovuar filmin pasi mesa duket përçarja kishte nisur mes tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB