
TIRANË- Në shtëpinë e "Big Brother Vip" nuk ka ditë që mos të ketë debate. Roza dhe Romeo janë dy nga banorët të cilët shpesh i gjejmë duke u përplasur me njëri-tjetrin, ndonjëherë edhe me nota humori dhe ironie.
Si për t'u hakmarrë moderatorja ka bërë një veprim mëngjesin e sotëm që ka zgjuar gjithë banorët e tjerë. Ajo ka hipur sipër Romeos dhe ka filluar ta gjuajë. Pasi Roza largohet, Romeo shprehet se ka shumë dhimbje. Ndërkohë që në sfond dëgjohen edhe të qeshurat e banorëve të tjerë.
"Më ndihmoni, produksioni më ndihmoni! Mos! Boh sa më ka vrarë, ju betohem. O sa më ka dhembur, të betohem më vrau shumë", dëgjohet të thotë Romeo.
View this post on Instagram