
KATAR- Peshëngritja shqiptare ka arritur rezultate të mira në Katar. Në Kupën e Katarit, Briken Calja mori medalje bronzi, teksa Erkand Qerimaj pikë për në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Në garën e sotme, Briken Calja ia doli që të ngrejë 155 kilogramë në shkëputje, duke siguruar vendin e tretë në kategorinë e 81 kg.

Nga ana tjetër, Erkand Qerimaj ngriti 336 kilogramë dhe zuri vendin e katërt në dygarësh, duke marrë edhe pikë për në Lojërat Olimpike. Qerimaj nuk ia doli në provën e parë me 151 kg, për të kaluar me sukses provën e dytë me 153 kg. Shkodrani provoi në tentativën e tretë me 156 kg, por nuk e kaloi. Duke u mjaftuar me pikët që mblodhi në kompeticion.
E tani të dy peshëngritësit shqiptarë pritet që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që mbahet në Bullgari dhe në Kupën e Botës, Tajlandë./ZËRI