Qytetërim

Broja "hero" në Londër, Chelsea barazon 4-4 me Man. City

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u rikthye në fushë pas 9 muajve i dëmtuar, ndaj dhe nuk është kontaktuar nga Sylvinho për dy ndeshjet e nëntorit për Euro 2024.

k.m.
Broja "hero" në Londër, Chelsea barazon 4-4 me Man. City
Armando Broja

BRITANI E MADHE- Chelsea dhe Manchester City barazuan 4-4 në ndeshjen ndoshta më të "çmendur" dhe fantastike të sezonit në Premier League. Në "Stamford Bridge", për blutë e Londrës vendimtar ishte Armando Broja, i cili fitoi një penallti. Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi katër gola, me Haaland që kaloi në epërsi miqtë në të 25 minutë. Më pas, Thiago Silva (29') dhe Sterling (37') përmbysën për Chelsea, para se Akanji në 45+1'. Kështu dy skuadrat shkruan në barazimin 2-2 në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nis me epërsinë që fitoi Haaland. Më pas, Jackson që në minutën e 67 barazoi për 3-3, para se Rodri në të 86 minutë të shënonte golin e katërt për City-n. Pikërisht në këtë moment, ishte deçiziv roli i Armando Brojës, i cili fitoi një penallti.


Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u rikthye në fushë pas 9 muajve i dëmtuar, ndaj dhe nuk është kontaktuar nga Sylvinho për dy ndeshjet e nëntorit për Euro 2024. Në fund, 4-4 dhe një sfidë për t'u kujtuar gjatë nga sportdashësit. Me 28 pikë, City kryeson i vetëm kampionatin, ndjekur nga Liverpool dhe Arsenal me 27 pikë. Chelsea mban pozitën e dhjetë me 16 pikë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB