
ROMË- Chiara Ferragni duket se e ka lënë pas martesën e saj me reperin Fedez dhe ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj. Blogerja e njohur është fotografuar ditën e Halloween së bashku me sipërmarrësin italian, Giovanni Tronchetti Provera.

Çifti janë fotografuar duke ecur të kapur dorë për dorë teksa po shkonin në një festë të organizuar nga miqtë e Ferrganit, por jo vetëm kaq, ata janë fotografuar duke u puthur së bashku.

Sipas miqve të saj, Ferragni është e lumtur me sipërmarrësin 41-vjeçar dhe ai e trajton mirë.

Por, edhe pse jeta e saj sentimentale duket se po shkon mirë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për atë profesionale. Ajo ka dhënë dorëheqjen si drejtoresha e kompanisë “Fenice” dhe së bashku me ekipin e saj ligjor po punojnë për të rrëzuar akuzat për mashtrim në çështjen “Baloço” dhe vezët e Pashkëve “Dolci Preziosi”. Padyshim këto janë probleme të mëdha ligjore për Ferrganin, dhe prandaj lidhja e saj me djalin e familjes më të njohur në Itali ka marrë një rëndësi të veçantë nga mediat italiane. /ZËRI