Qytetërim

Cameron Diaz nënë për herë të dytë, në moshën 51-vjeçare

Aktorja dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Benji Madden njoftuan dje përmes një postimi në 'Instagram' se janë bërë prindër për herë të dytë.

f.t
Cameron Diaz nënë për herë të dytë, në
Cameron Diaz

SHBA- Aktorja Cameron Diaz është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Benji Madden njoftuan dje përmes një postimi në 'Instagram' se janë bërë prindër për herë të dytë. Këtë herë është djalë dhe çifti e ka quajtur Cardinal Madden.

“Jemi të bekuar dhe të emocionuar për të njoftuar lindjen e djalit tonë, Cardinal. Ai është i mrekullueshëm dhe ne të gjithë jemi shumë të lumtur që është këtu! Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve, ne nuk do të postojmë asnjë foto, por ai është vërtet i lezetshëm. Ne ndihemi kaq të bekuar dhe mirënjohës. Ju dërgojmë shumë dashuri nga familja jonë. Urimet më të mira për të gjithë ju!”-shkruan në postimin e saj aktorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Benji Madden (@benjaminmadden)

Djali është fëmija i dytë i çiftit, pas vajzës së madhe, Raddix.

Poll

MOS HUMB