
FRANCË- Charlotte Casiraghi, thuhet se është një hap para divorcit me bashkëshortin e saj producent filmash Dimitri Rassam. 37-vjeçarja Charlotte, vajza e princeshës Caroline të Monakos, tashmë ka gjetur dashurinë e saj të re, shkruan revista franceze “Voici”.
Charlotte nuk do të jetë beqare për shumë kohë, thuhet në raport, duke shtuar se pesë vjet pas martesës me producentin Rasam, Charlotte tashmë ka kaluar në fazën tjetër. Mirëpo që nga fundi i janarit po qarkullojnë zëra për divorcin e çiftit.
Ajo thuhet se është në lidhje me shkrimtarin Nicolas Mathieu. Siç raporton tashmë revista “Voici”, bëhet fjalë për shkrimtarin Nicolas Mathieu. Paparacët kapën çiftin duke dalë nga shtëpia e Charlotte në Paris pak ditë më parë.
Revista franceze tregon gjithashtu Mathieu duke u larguar nga shtëpia e Charlotte Casiraghit rreth orës 16:00 të datës 17 shkurt pasi kishte kaluar natën në shtëpinë e saj. Gjysmë ore pasi i dashuri i saj, sipas “Voici”, Charlotte del nga shtëpia dhe kërkon një gazetare përreth./ZËRI