Qytetërim

Cillian Murphy aktori i parë me origjinë irlandeze që fiton Oscar

Cillian Murphy fitoi Oscar-in e tij të parë, për rolin kryesor në “Oppenheimer”

E.K
Cillian Murphy aktori i parë me origjinë irlandeze që fiton Oscar
Cillianb Murphy

SHBA- Cillian Murphy është aktori i parë me origjinë irlandeze, që fiton çmimin Oscar, si protagonisti më i mirë në një film.

Murphy ka dominuar sezonin e çmimeve të këtij viti, duke fituar trofe si aktori më i mirë në Baftas dhe Golden Globes.

Ai ia dedikoi çmimin njerëzvë që luajnë rol për paqen në botë. “Ne bëmë një film për njeriun që krijoi bombën atomike dhe për të mirë apo për të keq, po jetojmë në botën e Oppenheimer”, tha ai pasi mori trofeun.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Oppenheimer fitoi 7 nga çmimet Oscar për të cilat ishte nominuar. Murphy u emërua aktori më i mirë kryesor për portretizimin që ai bëri në rolin e fizikantit Oppenheimer.

"Unë jam një irlandez shumë krenar që qëndroj këtu sonte", u shpreh Murphy teksa tërhoqi çmimin.

Ai falenderoi Nolanin dhe producenten Emma Thomas për "udhëtimin më të egër, më emocionues dhe më të kënaqshëm nga ana krijuese që më keni bërë"./ZËRI 

Poll

MOS HUMB