Qytetërim

Dalin detaje të reja nga aksidenti i djalit të Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Ajo ka qëndruar me 20-vjeçarin derisa ka mbërritur ndihma.

M.M
Dalin detaje të reja nga aksidenti i djalit të Angelina Jolie dhe Brad
Angelina Jolie dhe Brad Pitt me djalin e tyre, Pax

SHBA- Detaje të reja janë zbuluar rreth aksidentit të djalit të Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax. Lola Cavalli një grua e cila ishte ne vendngjarje foli për Entertainment Tonight dhe zbuloi se ishte e para që pa aksidentin e të riut me motorin e tij dhe thërriti ambulancën.

Ajo ka qëndruar me 20-vjeçarin derisa ka mbërritur ndihma. “Nuk pashë asnjë kockë të thyer apo shumë gjakderdhje. Kur fola në telefon me spitalin më kërkuan që të bëj presion në pikat e gjakderdhjes derisa të vinte ambulanca”, tha ajo.

Më pas ajo shtoi: “Nuk e pashë se ku mund të bëja presion mbi të, sepse goditja ishte në kokë. Ai ishte goditur keq”.

Siç thotë më tej, sapo Paxi hapi gojën, zbuloi se gjaku po buronte prej saj. “Goja e tij ishte plot gjak. Ai u përpoq të fliste dhe më pas filloi të vraponte,"- përshkruan ajo.

Menjëherë pas kësaj, Pax u dërgua në spital dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv. Ai tani është jashtë rrezikut dhe po kalon drejt fazës së rikuperimit./ ZËRI

Poll

MOS HUMB