Qytetërim

Damiano David dhe Dove Cameron në një lidhje, shkëmbejnë puthje në plazh

Fotot e paparacëve konfirmojnë thashethemet.

k.m.
Damiano David dhe Dove Cameron në një lidhje, shkëmbejnë
Damiano David dhe Dove Cameron

SHBA- Për javë të tëra, gëlonin thashethemet që Dove Cameron dhe Damiano David ishin në një lidhje. Por fotot e paparacëve të publikuara nga revista italiane Chi kanë konfirmuar gjithçka! Fotot shfaqin aktoren 27-vjeçare dhe këngëtarin 24-vjeçar të grupit Maneskin duke ndarë puthje dhe përqafime në një plazh në Sydney të Australisë.

Damiano David dhe Dove Cameron në një lidhje, shkëmbejnë

Në foto të tjera, dyshja u panë duke shëtitur dorë për dore përgjatë plazhit. Thashethemet për Damiano dhe Dove nisën për herë të parë disa javë më parë kur ajo u pa duke lënë koncertin e Maneskin në Brazil. 

Damiano David dhe Dove Cameron në një lidhje, shkëmbejnë

Kush është Dove Cameron?

Ajo ka lindur më 15 janar 1996 dhe është një këngëtare dhe aktore amerikane. Ajo njihet më së shumti për rolet e saj si Liv dhe Maddie Rooney në sitcomin e Disney Channel, Liv and Maddie. Cameron filloi karrierën e saj si aktore në shfaqjet skenike si Les Misérables dhe The Secret Garden. Në vitin 2012, ajo mori pjesë në Disney Channel Original Movie Bits and Pieces, i cili nuk u transmetua kurrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB